Bombë në futbollin spanjoll: UEFA rekomandon përjashtimin e Osasunës nga garat evropiane
Bombë në futbollin spanjoll. UEFA ka njoftuar Osasunën se pas një hetimi të gjerë ka kërkuar që klubi të përjashtohet nga garat evropiane për sezonin e ardhshëm për sezonin 2023/24. Në të njëjtën kohë, në Osasuna janë tërbuar për vendimin e UEFA-s, të cilin e konsiderojnë të padrejtë dhe argumentojnë se nuk qëndron ligjërisht, duke…
Sport
Bombë në futbollin spanjoll. UEFA ka njoftuar Osasunën se pas një hetimi të gjerë ka kërkuar që klubi të përjashtohet nga garat evropiane për sezonin e ardhshëm për sezonin 2023/24.
Në të njëjtën kohë, në Osasuna janë tërbuar për vendimin e UEFA-s, të cilin e konsiderojnë të padrejtë dhe argumentojnë se nuk qëndron ligjërisht, duke i bërë të ditur përmes një deklarate se do t’i bëjnë thirrje organeve kompetente për të marrë drejtësi dhe për të ndryshuar situatën.
Për sa kohë që dënimi mbetet dhe Osasuna nuk arrin të garojë në Europë, vendin do ta zë Bilbao, i cili përfundoi i 8-ti në La Liga.
COMUNICADO OFICIAL | Comunicado sobre la recomendación de los inspectores de la UEFA de no admitir la inscripción del club en la Conference League 23-24.
— C. A. OSASUNA (@Osasuna) June 23, 2023