Bombarduesit amerikanë vazhdojnë të përdorin bazën RAF Fairford në Britani

Avionët bombardues të SHBA-së po vazhdojnë të përdorin bazën ajrore RAF Fairford në Gloucestershire. Falë pistës së saj të gjatë, kjo bazë ka mundësi të strehojë të tri llojet e bombarduesve me rreze të gjatë të Forcave Ajrore Amerikane: B-1, B-2 dhe B-52. Që nga fillimi i sulmeve amerikane në Iran më 28 shkurt, në…

Bota

21/03/2026 13:39

Avionët bombardues të SHBA-së po vazhdojnë të përdorin bazën ajrore RAF Fairford në Gloucestershire.

Falë pistës së saj të gjatë, kjo bazë ka mundësi të strehojë të tri llojet e bombarduesve me rreze të gjatë të Forcave Ajrore Amerikane: B-1, B-2 dhe B-52.

Që nga fillimi i sulmeve amerikane në Iran më 28 shkurt, në këtë bazë janë parë bombarduesit B-52, ashtu edhe B-1.

Një banore e fshatit Down Ampney, që ndodhet vetëm disa kilometra larg bazës, i ka treguar BBC-së se “e gjithë shtëpia dridhet” sa herë që avionët kalojnë mbi zonë.

Fotografitë e mëposhtme, të publikuara sot tregojnë anëtarë të ekuipazhit duke punuar mbi një bombardues B-1B, ndërsa të tjerë po merren me municionet.

Two ground crew are seen working next to four large missiles near a field of grass. More munitions can be seen in the background
REUTERS
A USAF B-1B bomber lands at RAF Fairford airbase
REUTERS