“Bombardoi” portën në derbi ndaj Dritës, Dellova “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 12-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ballkanit, Lumbardh Dellova Komisioni vendosi që qendërmbrojtësi i FC Ballkani, Lumbardh Dellova të shpallet “Ylli i Javës”, pasi ai me golin…

Sport

03/11/2023 11:07

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 12-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ballkanit, Lumbardh Dellova

Komisioni vendosi që qendërmbrojtësi i FC Ballkani, Lumbardh Dellova të shpallet “Ylli i Javës”, pasi ai me golin e tij vendosi fituesin e derbit të xhiros kundër FC.Drita me rezultat 1:0.

E pikërisht goli i Dellovës i mundësoi FC Ballkanit ta forcojë pozitën e parë në renditje. Portokallezinjtë vazhdojnë të mbesin të pamposhtur në këtë edicion.

Pasi mori këtë çmim qendërmbrojtësi u shpreh i lumtur për fitoren dhe për vlerësimin si më i miri i xhiros.

“Jam shumë i lumtur për fitoren e po ashtu edhe për golin që e shënova në derbi. Ndeshja ishte e mirë duke e pas parasysh që ishim të lodhur pak si ekip, por e rëndësishmë ishte të marrim tre pikë dhe jemi shumë të lumtur. Jemi që dy vite me trajnerin Daja, nga eksperienca e të cilit kemi mësuar shumë. Duhet çdo ndeshje të futemi të motivuar, të bëjmë një hap drejt klubeve evropiane.”, ka thënë Dellova për faqen zyrtare të FFK-së./Lajmi.net/