“Bomba” e Realit, Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic mund të jetë përforcimi i madh i Real Madridit në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sport

28/08/2015 17:07

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është duke përgatitur një përforcim “bombastik” në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sipas mediave spanjolle, sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic mund të transferohet në Santiago Bernabeu.

“Los Blancos” i kanë përgatitur kontratë me vlerë prej 10 milionë euro në sezon.

Reprezentuesi suedez – i shumëkërkuar nga Milan gjatë verës – ka kontratë me kampionin e Ligue 1 deri në verën e vitit 2016.