Bolt përgëzon ‘vetëtimën’ Bale

21:10 | 18 Prill 2014

Gareth Bale, sprinteri i Realit

Gareth Bale është futbollisti më i shpejtë në botë për momentin. Kështu mendon sprinteri Ustain Bolt, i cili e ka përgëzuar yllin uellsian për golin e dytë të Real Madridit, në finale të Copa del Rey ndaj Barcelonës.

Usain Bolt e ka përgëzuar ‘vetëdimën’ Gareth Bale, për golin e shënuar në finalen e Copa del Rey, ku Real Madridi fitoi 2:1 ndaj Barcelonës.

Sipas atletit xhamajkan, këtë gol, çdo sprinter botëror do të donte ta shënonte një ditë.

“Ai e shfaqi shpejtësinë e madhe kur e kaloi mbrojtësin dhe më pas e ruajti mjaft mirë topin, duke e futur atë në mes të këmbëve të portierit. Ai është futbollisti më i shpejtë në botë për momentin”, deklaroi Bolt.

Goli i uellsianit në minutat e fundit i dha fund shpresave të Barcelonës për ta fituar trofeun e vetëm të sezonit. Ai e la shumë prapa mbrojtësin Marc Bartra, duke vrapuar që nga mesi i fushës.

Duke e pasur parasysh se kjo ndodhi në minutën e 85-të, sprinti i Bale të lë pa fjalë.