Bolt, maratonë në shtrat (FOTO)
Studentja 20-vjeçare nga Brazili ka rrëfyer natën e saj me kampionin e madh nga Olimpiada e Rios, Usain Bolt.
Sport
Studentja 20-vjeçare nga Brazili, Jady Duarte e ka përshkruar jo si sprint por si “maratonë”, natën e saj me kampionin e madh nga Olimpiada e Rios, Usain Bolt.
Ylli i madh nga Xhamajka përfundoi në ballina të gazetave pas publikimit të fotografive intime me femrën në fjalë. Kurse, ajo ka rrëfyer ngjarjen për tabloidin britanik “Daily Mail”.
Sipas saj, Bolt e kishte dërguar truprojën e vet te ajo për t’i thënë se është i interesuar në të.
Më pas, Bolt e kishte përdorur Google Translate për të komunikuar me të, përcjell “Lajmi.net”.
Ata kaluan dy orë në shtrat të cilat ajo i përshkroi si: “maratonë, nuk ishte vrapim i shpejtë”.