Bojkotimi i Këshillit Organizativ për Epopenë e UÇK-së, OVL thërret konferencë për media

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media në Prishtinë. Sipas njoftimit, konferenca do të zhvillohet të mërkurën nga ora 11:00, në zyrat qendrore të organizatës në kryeqytet. Kjo dalje publike vjen në kohën kur OVL-UÇK ka vendosur të bojkotojë pjesëmarrjen në Këshillin Organizativ për…

Lajme

25/02/2026 08:25

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media në Prishtinë.

Sipas njoftimit, konferenca do të zhvillohet të mërkurën nga ora 11:00, në zyrat qendrore të organizatës në kryeqytet. Kjo dalje publike vjen në kohën kur OVL-UÇK ka vendosur të bojkotojë pjesëmarrjen në Këshillin Organizativ për Epopenë e UÇK-së, transmeton lajmi.net.

Në mbledhjen e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, e mbajtur një ditë më parë, është propozuar që në takimin e radhës të enjten t’u dërgohet edhe një ftesë tjetër shoqatave të dala nga lufta. Kjo çështje është ngritur nga nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Megjithatë, nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka bërë të ditur se organizata nuk do të marrë pjesë, duke theksuar se qasja e deritanishme ndaj tyre nuk ka krijuar hapësirë për bashkëpunim./lajmi.net/