Bojkoti i VV-së, Gashi: Debati parlamentar dhe televiziv ia zbardh përgjegjësinë e dështimeve
Arben Gashi i LDK’së ka thënë se ekipit garues të VV’së në zgjedhje u janë ndalë të gjitha paraqitjet televizive. Kandidati për deputet ka thënë se VV i ka ikur debatit në parlament, në interpelanca nuk është paraqitur dhe i ka “paralizuar” komisionet hetimore parlamentare. “Në Parlament i ik debatit. Në interpelanca nuk…
Lajme
Arben Gashi i LDK’së ka thënë se ekipit garues të VV’së në zgjedhje u janë ndalë të gjitha paraqitjet televizive.
Kandidati për deputet ka thënë se VV i ka ikur debatit në parlament, në interpelanca nuk është paraqitur dhe i ka “paralizuar” komisionet hetimore parlamentare.
“Në Parlament i ik debatit. Në interpelanca nuk paraqitet. Komisionet hetimore parlamentare i paralizon. Debateve televizive iu shmanget. Dhe së fundmi, i paska ndaluar gjithë ekipin garues të LVV-së që të mos paraqiten askund.”
Sipas tij për VV “llogaridhënia parlamentare nuk duhet të bëhet; hetimi parlamentar duhet të ndalohet, sepse i nxjerr në pah Martinat, Nagipat, Rozetat – hajnat që fshihen pas skemave të tij; debati parlamentar dhe televiziv ia zbardh përgjegjësinë e dështimeve”.
Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për ndryshim.
“Ky është Albin Kurti dhe kjo është qeverisja e tij 4-vjeçare. Tashmë është e qartë: Kosova ka nevojë për ndryshim! Koha është për veprim – bëhu ndryshimi!”