BNE kualifikohen në finale të turneut ‘Tipsport’, pasi fituan ndaj Sinners

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles ka arritur të kualifikohet në finale të turneut ‘Tipsport’ që po mbahet në Pragë të Çekisë. BNE mposhti 2:1 në mapa ekipin çek, Sinners, transmeton lajmi.net. Në mapin e parë, djelmoshat e Kosovës fituan 16:8, por Sinners barazuan në të dytin 16:9. Në “Inferno”, Bad News Eagles triumfoi…

Sport

17/09/2022 22:49

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles ka arritur të kualifikohet në finale të turneut ‘Tipsport’ që po mbahet në Pragë të Çekisë.

BNE mposhti 2:1 në mapa ekipin çek, Sinners, transmeton lajmi.net.

Në mapin e parë, djelmoshat e Kosovës fituan 16:8, por Sinners barazuan në të dytin 16:9.

Në “Inferno”, Bad News Eagles triumfoi 16:12 për ta siguruar finalen e madhe që do zhvillohet në Pragë.

Ekipi çek, ECLOT, i presin kosovarët në finale, me ndeshjen që do të zhvillohet nesër, me fillim nga ora 18:30./Lajmi.net/