​Thirrje anti-shqiptare në UFC Beograd, Dennis Buzukja pritet me brohoritje fyese e simbole nacionaliste serbe

Atmosfera në eventin e UFC-së në Beograd u tensionua që para nisjes së një prej dueleve të së shtunës, pasi luftëtari amerikan me prejardhje shqiptare, Dennis Buzukja, u përball me thirrje anti-shqiptare nga një pjesë e tifozëve në tribunë. Derisa ai po hynte në sallën ku do të zhvillohej ndeshja, një pjesë e publikut reagoi…

Sport

03/08/2026 11:34

Atmosfera në eventin e UFC-së në Beograd u tensionua që para nisjes së një prej dueleve të së shtunës, pasi luftëtari amerikan me prejardhje shqiptare, Dennis Buzukja, u përball me thirrje anti-shqiptare nga një pjesë e tifozëve në tribunë.

Derisa ai po hynte në sallën ku do të zhvillohej ndeshja, një pjesë e publikut reagoi me brohoritje fyese dhe slogane nacionaliste. Mes tyre u dëgjuan edhe thirrjet: “Vrisni, vrisni shqiptarët”, duke krijuar një atmosferë të tensionuar para fillimit të përballjes. Ndërkaq, Buzukja hyri në arenë duke mbajtur flamurin kuqezi.

Luftëtari me origjinë shqiptare u prit edhe me simbole nacionaliste dhe sjellje armiqësore gjatë hyrjes në arenë.

Në oktagon, Buzukja u përball me serbin Bogdan Grad në kategorinë featherweight. Pas një dueli të fortë, fitorja iu dha Gradit, ndërsa publiku vendas e festoi me entuziazëm suksesin e tij.