BMW përditëson dy modelet ‘i8’ dhe ‘i3’

BMW ka lansuar modelet e modifikuara të ‘i8’ dhe ‘i3’ me edicion të limituar, duke iu shtuar atyre ngjyrën e zezë të errët, pjesën e prapme nga bakri dhe përditësime të tjera.

Auto & Tek

02/09/2019 20:36

BMW po përditëson modelet aktuale çdo vit e më shumë, përpara se të plasojë në treg veturat elektrike, transmeton lajmi.net.

Në përditësimin e radhës BMW ka përfshirë seritë  i8 dhe i3, duke iu dhënë atyre më shumë stil.

Bateria prej 42.2 kWh iu mundëson veturave autonomi deri në 246 kilometra, derisa me 181 kuaj fuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, ato mund të arrijnë për 6.8 sekonda. /Lajmi.net/