BMW M3 në dizajn ‘të zjarrtë’
Veturës gjithashtu i është rritur fuqia e motorit, i cili tani prodhon 650 kuaj-fuqi.

Auto & Tek
Kompania E92 është e njohur për përmirësimet e veturave të bukura, puna e së cilës shihet edhe në veturën e modifikuar BMW M3.
Përmirësimet mekanike përfshijnë një super-mbushës Gintani i cili e rritë fuqinë e motorit deri në 650 kuaj-fuqi, një marmitë të re dhe frena nga Harrop BBK, transmeton Lajmi.net.
Për nga pamja e jashtme, vetura ka një ndarës përpara nga fibrat e karbonit, anësore karboni nga Gintani dhe një spojler mbrapa që e bënë veturën të duket mirë.
Brendësia e veturës është përmirësuar gjithashtu me një timon dhe pedale nga M Performance.
Shikoni fotografitë më lartë të veturës së bukur!