BMW lanson “bishën” e radhës, do ketë 600 kuaj-fuqi

Kanë kaluar pesë vite që prej momentit kur i8 bëri debutimin e prodhimit.

Auto & Tek

25/06/2019 13:54

BMW ka treguar konceptin e ri Vision M NEXT, të serisë i8, transmeton lajmi.net.

Koncepti i ‘M Next’ ka një pamje futuristike, me skema ngjyre dy-tonëshe dhe fibra të ricikluara të karbonit, të përdoruar për skajet e pasme.

BMW gjithashtu në këtë koncept ka modifikuar dizajnin e brendshëm, duke filluar me sistemin e zhbllokimit të derës me njohje të fytyrës.

BMW i ka dhënë ‘M NEXT’ një motor me katër cilindra turbo-karikuese, duke i tejkaluar fuqinë në rrota të pasme.

Modalitetet e motorit do të aktivizojnë motorët elektrikë do ndihmojnë në arritjen e veturës deri në 600 kuaj-fuqi.

Vetura është e aftë të arrijë 100 km/h për 3 sekonda. /Lajmi.net/