‘BMW’ lanson 2 modele super-veturash

Sipas të dhënave, BMW, kompani prodhuese e automobilave, ka vendosur ti vë në shitje modelin M8 dhe M8 Competition në të njëjtën kohë.

Auto & Tek

05/06/2019 17:40

Ashtu siç pritej, dy modelet priten të posedojnë një motor të tipit V8 me turbo binjake 4.4-litërshe, transmeton lajmi.net.

Motori i modelit ‘M8’ është në gjendje të prodhojë 600 kuaj fuqi, gjersa ‘M8 Competition’ do ketë në posedim 625 sosh.

Kjo lloj përformance i lejon ‘M8’-shit të arrijë 100 km/h në vetëm 3.3 sekonda, shpejtësi kjo që ‘M8 Competition’ mund ta arrijë për 3.2 sekonda.

Modeli më i lirë, ‘M8 Coupe’, do të fillojë me 120 mijë euro, ndërsa makina më e çmuar, ‘M8 Competition Convertible’, do ta etiketojë çmimin prej 140 mijë eurosh përfshirë destinacionin.

Në anën tjetër ‘M8 Convertible’ dhe ‘M8 Competition Coupe’ do të inicohen me 127 mijë dhe 130 mijë euro.

Ende nuk është bërë e saktë data e lansimit të modeleve nga kompania gjermane. /Lajmi.net/