BMW me koncept të ri “Turbo”
BMW ka shpalosur konceptin 2002 Hommage në Concorso d'Eleganza Villa d'Este të Italisë.
Auto & Tek
Makina është projektuar për të festuar 50 vjetorin e serisë së 2-t, koncepti do të vij me një teknologji të re turbo, njofton Lajmi.net
Koncepti përmban një “hundë peshkaqeni”, një tabelë agresive para me një grilë unike si dhe një Spoiler prej fibër karboni.
Modeli gjithashtu ka grepa të kuqe dhe fenerët retro të frymëzuar me reflektor të artë, le të kuptohet se ky është përvjetori i artë i serisë së 2-të.
Kjo makinë ka një stili unik që vazhdon më tutje se si dizajnuesit kanë instaluar shumë harqe në timon, i cili po ashtu është një model shumë sportiv, transmeton Lajmi.net
Koncepti krenohet me një ngjyrë “matt” të quajtur “gloss Space Race”, makina po ashtu ka rrota prej 20-inçësh të cilat janë të mbështetura nga një sistem i frenimit të lartë të performancës me disqe ari.