BMW “fluturon” në qendër të Gjilanit – godet pemë, këmbësor dhe përfundon jashtë rruge, shoferi ndalohet për 48 orë
Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në Gjilan, pas një aksidenti të shkaktuar në qendër të qytetit, ku për pasojë u godit një këmbësor. Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, në bashkëpunim me Njësinë e Trafikut të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”, në afërsi të semaforëve…

Lajme
Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në Gjilan, pas një aksidenti të shkaktuar në qendër të qytetit, ku për pasojë u godit një këmbësor.
Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, në bashkëpunim me Njësinë e Trafikut të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”, në afërsi të semaforëve në udhëkryq. I dyshuari, me inicialet E.B., duke drejtuar një veturë të tipit BMW me targa 06-530-GS, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dalë jashtë rrugës, ka goditur fillimisht një pemë dekorative dhe më pas një këmbësor, për të përfunduar më pas në oborrin e ish-shtëpisë së mallrave, transmeton lajmi.net.
Ngjarja është cilësuar si “Rrezikim i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme”, sipas nenit 372 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa masa e mëtejshme e sigurisë ndaj tij do të vendoset brenda afateve të përcaktuara me ligj, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale./lajmi.net/