Bluzat e dizajnuara nga Rita Ora për 10 vjetorin e pavarësisë kushtojnë 56 euro
Rita Ora, këngëtare të cilën e njeh bota, do të jetë në Prishtinë për një koncert që feston përvjetorin e pavarësisë së shtetit. Rita Ora ka dizajnuar vetë edhe disa bluza për këtë rast.
ShowBiz
Bluzat në fakt do të shiten, me çmimin prej 50 funtash. Në bluza shkruan Kosova, dhe ato janë me ngjyrë të bardhë dhe të zezë, shkruan KultPlus.
Ato janë të të gjitha madhësive ndërsa për ata që do ti blejnë, ato do të nisin të vijnë në Kosovë nga data 26 shkurt. Porositë bëhen deri me 21 shkurt.
Ajo çka i bën të veçanta është origjinaliteti i Ritës dhe kreativiteti i saj në krijimin e tyre.
“Ky është një kujtim i kësaj nate të cilën do ta kalojmë bashkë” ka shkruar Rita ku ka bashkangjitur edhe ofertën për blerje të bluzave.
Por, një gjë jo shumë e admirueshme për adhuruesit e këngëtares mund të jetë çmimi i bluzave që kap shifrën e plot 56 eurove.
Rita Ora pritet të publikojë albumin e saj të ri në vitin 2018.