Bllokohet rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
Policia e Kosovës thotë se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë është bllokuar për automjete të rënda të transportit. Ajo është e kalueshme vetëm për vetura të vogla e me pajisje dimërore.
Lajme
Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu, ka thënë se deri më tash gjendja e rrugëve në Kosovë është normale, përveç bllokimit të rrugës Pejë- Kullë- Rozhajë.
“Kjo rrugë është bllokuar për autobusë dhe për kamionë. Ajo është e qarkullueshme për vetura të vogla me pajisje dimërore”.
Zëdhënësi Sadriu, gjithashtu ka bërë të ditur se bllokimi i kësaj rruge nuk është vetëm në anën e Kosovës por njëjtë është edhe në pjesën e Malit të Zi.
“Ka vështirësi edhe në disa rrugë të tjera, për shkak të reshurave, ngricave, përgjithësisht janë të kalueshme. Vende-vende ka nevojë t’i vendosin pajisjet dimërore dhe nuk ka ndonjë bllokim të rrugëve”.
“Deri më tani nuk ka ndonjë rast të rëndë aksidenti”.
Sadriu u ka bërë apel qytetarëve të Republikës së Kosovës që të kenë kujdes gjatë vozitjes së tyre, duke pasur parasysh pajisjet dimërore.