Bllokohet për momentin kalimi i Depay te Juventus

Memphis Depay dhe Juventus janë akoma larg. Raportohej se një marrëveshje për kalimin e Memphis Depay te skuadra e Juventus ishte arritur, por situata ka ndryshuar. Raportimet e fundit nga ‘Sky’ bëjnë të ditur se kalimi i Depay te Juventus është bllokuar, përcjell lajmi.net. Arsyeja për bllokimin e këtij transferimi thuhet të jetë kërkesa e…

Sport

21/08/2022 18:32

Memphis Depay dhe Juventus janë akoma larg.

Raportohej se një marrëveshje për kalimin e Memphis Depay te skuadra e Juventus ishte arritur, por situata ka ndryshuar.

Raportimet e fundit nga ‘Sky’ bëjnë të ditur se kalimi i Depay te Juventus është bllokuar, përcjell lajmi.net.

Arsyeja për bllokimin e këtij transferimi thuhet të jetë kërkesa e Memphis Depay për një pagë më të lartë.

Juventus duhet t’i rinisë negociatat me lojtarin, për marrëveshjen personale.

Barcelona janë të gatshëm ta lënë lojtarin të largohet në drejtim të ‘Allianz Stadium’. /Lajmi.net/