‘Bllokohet’ banesa e Luanës, veprimi lë pa fjalë fqinjët
Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e saj në një atmosferë përrallore. Fillimisht, ajo ndodhej në jug të Shqipërisë, ku vila luksoze ku qëndronte u mbush krejtësisht me qindra, ndoshta mijëra trëndafila të kuq e rozë. Pishina dhe ambientet përreth u transformuan në një peizazh romantik, duke e kthyer…

ShowBiz
Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e saj në një atmosferë përrallore. Fillimisht, ajo ndodhej në jug të Shqipërisë, ku vila luksoze ku qëndronte u mbush krejtësisht me qindra, ndoshta mijëra trëndafila të kuq e rozë.
Pishina dhe ambientet përreth u transformuan në një peizazh romantik, duke e kthyer ditëlindjen në një moment të paharrueshëm.
Por befasia nuk paska përfunduar aty. Gazetarja Elona Duro ka ndarë në rrjetet sociale një tjetër pamje të pazakontë: i gjithë kati i banesës ku jeton Luana në Tiranë ishte sot në mëngjes mbushur po ashtu me trëndafila.
Një tjetër surprizë madhështore, që konfirmoi se ditëlindja e 34-të e saj do të mbahej mend gjatë.
Por pyetja që po ngre kuriozitet kudo është: kush po i bën këto surpriza? /Prive