Bllokohen Kuvendi dhe Presidenca, ambasadori Delawie shkon te Thaçi /FOTO
Pas raportimeve se po bëhen gati nënshkrimet në Kuvend për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, ka reaguar dy herë në pak kohë ambasadori amerikan, Greg Delawie.
Lajme
Ai ka thënë se nëse ndodh kjo, Kosova do të shkatërrohet dhe do të izolohet plotësisht nga bota.
Për mos ta lënë me kaq, ambasadori amerikan ka arritur pak më herët në zyrën e presidentit Thaçi.
Gazetarja e lajmi.net që është në vendin e ngjarjes thotë se policia tashmë e ka bllokuar komplet hyrjen e gazetarëve në pjesën e oborrit të Kuvendit ku është e parkuar vetura e ambasadorit Delawie.
Lajmi.net do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e fundit…