Bllokada e re në Kuvend: Osmani takohet me Rohden, ia riafirmon se do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohden. Në këtë takim, sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, është diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend, shkruan lajmi.net. “Ndër të tjera, u diskutua për procesin e konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9…

Lajme

02/09/2025 17:45

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka takuar sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohden.

Në këtë takim, sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, është diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend, shkruan lajmi.net.

“Ndër të tjera, u diskutua për procesin e konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja ka riafirmuar se sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Në këtë takim, Osmani ka vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë me Gjermaninë dhe partneritetin e palëkundur ndërmjet dy shteteve.

“Ajo ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta për ta thelluar këtë partneritet dhe për të mbështetur rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”, thuhet ndër të tjera.

Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet tema kryesore e ndërkombëtarëve, kjo pasi edhe pas votimit të kryetarit të Kuvendit, ai mbetet i pakonstituuar. Kjo ka ardhur sepse deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar nënkryetarin nga komuniteti serb, dhe sipas Kushtetutës, Kuvendi është i konstituuar kur e ka të emëruar kryetarin dhe pesë nënkryetarët, tre nga partitë shqiptare dhe dy nga minoritetet. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Presidencës: