Bllokada e Kuvendit, Haradinaj e bën përgjegjëse LDK-në
Opinionistja Meliza Haradinaj, duke folur për bllokadën e Kuvendit për herën e katërt sot, tha se LDK-ja nuk është në frymën e doktrinës Rugoviane, pasi sipas saj, ajo do ta lejonte Lumir Abdixhikun që të presë si partia e tretë derisa të shteren të gjitha proceset politike dhe kushtetuese. Ajo tha se Abdixhiku është parë…

Lajme
Opinionistja Meliza Haradinaj, duke folur për bllokadën e Kuvendit për herën e katërt sot, tha se LDK-ja nuk është në frymën e doktrinës Rugoviane, pasi sipas saj, ajo do ta lejonte Lumir Abdixhikun që të presë si partia e tretë derisa të shteren të gjitha proceset politike dhe kushtetuese.
Ajo tha se Abdixhiku është parë totalisht përjashtues dhe kërkues për një pozicion i cili në gjendjen e sotme politike nuk është i pranueshëm.
“E kemi LDK-në e cila sot pas seancës u thirr në atë që duhet të ulemi që të konsultojmë njëri-tjetrin ndërsa ka refuzuar një letër nga VV. Prandaj nëse tani do të duhet të konsultohemi pse atëherë keni refuzuar një ftesë. Nuk e kuptoj LDK-në ku dëshiron të arrijë”.
“Nuk është as në frymën e doktrinës rugoviane ky lloj përjashtimi total ndaj një partie politike. Që nga dita e parë Abdixhiku, nuk është sjell në këtë frymë mbi të cilën edhe e ka zhvilluar fushatën zgjedhore. Doktrina Rugoviane do të lejonte Abdixhikun që të presë si partia e tretë derisa të shteren të gjitha proceset politike dhe kushtetuese që të vijnë në një rrethanë tjetër ku do nevojitej qëndrimi i Abdixhikut, ndërsa ne kemi parë atë totalisht përjashtues, kërkues për një pozicion i cili në gjendjen e sotme politike nuk është i pranueshëm”, tha ajo në Klankosova.