Blleki ia refuzoi ftesën për bashkëpunim, Fero i përgjigjet publikisht

Fero ka lënë një mesazh për Bllekin.

ShowBiz

12/08/2020 15:55

Fero është rep-artisti që para pak ditësh ftoi të gjithë reperët e Gjilanit në një bashkëpunim, shkruan lajmi.net.

Ai konfirmoi se të gjithë e pranuan ftesën e tij, megjithatë Blleki e refuzoi atë dhe e tregoi këtë gjë live në Instagram.

Pasi e mësoi përgjigjen e reperit, Fero iu kundërpërgjigj me anë të disa videove, ku ia kujton edhe atë se e di kush është njëshi.

Në video, ai ndër të tjera i thotë se pavarësisht se Blleki nuk pranoi, bashkëpunimi do të bëhet me artistët e tjerë. /Lajmi.net/