Blinken në Kiev takon Zelenskyn
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vizitoi Kievin dhe u takua me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të enjten. Udhëtimi dy-ditor i Blinken shënon vizitën e tij të katërt në vendin e shkatërruar nga lufta që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar. Gjatë vizitës, ai bëri të ditur së 1 miliard…
Bota
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vizitoi Kievin dhe u takua me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të enjten.
Udhëtimi dy-ditor i Blinken shënon vizitën e tij të katërt në vendin e shkatërruar nga lufta që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.
Gjatë vizitës, ai bëri të ditur së 1 miliard dollarë dhurohen si mbështetje nga SHBA për Ukrainën, duke përfshirë 665.5 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake dhe civile për sigurinë, shkruan AA, transmeton KosovaPress.
Ndihma e re përfshin sistemet e lëshimit të raketave “HIMARS”, armë antitank “Javelin”, tanke “Abrams” dhe sisteme të tjera armësh, tha të mërkurën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
SHBA gjithashtu do të furnizojë Ukrainën me uranium të varfëruar për herë të parë, ndërsa Rusia thotë se do ta trajtojë këtë gjë si një përshkallëzim të konfliktit.