“Blindohet” Kuvendi e Qeveria, numër i madh i forcave Policisë po e monitorojnë gjendjen pas alarmit për bombë
Pas alarmit për bombë që tronditi ambientet e Kuvendit të Kosovës, një numër i madh i forcave të Policisë janë parë duke patrulluar dhe duke qëndruar në oborrin e Kuvendit dhe në atë të Qeverisë. Forcat e sigurisë janë në gatishmëri të plotë, ndërsa po vazhdojnë kontrollet dhe hetimet për të verifikuar natyrën e kërcënimit…

Lajme
Pas alarmit për bombë që tronditi ambientet e Kuvendit të Kosovës, një numër i madh i forcave të Policisë janë parë duke patrulluar dhe duke qëndruar në oborrin e Kuvendit dhe në atë të Qeverisë.
Forcat e sigurisë janë në gatishmëri të plotë, ndërsa po vazhdojnë kontrollet dhe hetimet për të verifikuar natyrën e kërcënimit dhe për të siguruar sigurinë e institucioneve shtetërore dhe qytetarëve.
Policia kanë evakuuar deputetët, stafin dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit, ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe po monitorohet nga afër./Lajmi.net/