Bleu Lamborghini-n për gjysmë milioni, nuk i zgjati as edhe një ditë
Shpeshherë, fuqia blerëse dhe aftësia e drejtimit të veturës nuk qëndrojnë paralel me njëra tjetrën. Kjo është pikërisht arsyeja pse ndodhin edhe aksidente.
Auto & Tek
Bëhet fjalë për një aksident, ku pronari i një Lamborghini Diablo ra në një hendek malor dhe e përplasi makinën e tij, transmeton lajmi.net.
Madje, pronari i cili pagoi gjysmë milioni dollarë australianë, një aksident të tillë e bëri pikërisht në udhëtimin e parë.
Ky i fundit mësohet ta ketë blerë veturën një ditë përpara se të bënte aksident. /Lajmi.net/