Bleu ishullin e ëndrrave për vetëm $15,000 (Foto)
Melita Koulmandas Hunter u shpërngul me burrin e saj në Kamboxhia më 2005. Çifti kishin vendosur të qëndronin aty për vetëm një vit para se të shpërnguleshin për në Nju Jork, por në një moment gjithçka ndryshoi.

Fun
Kur Melita u shpërngul në Azi, ajo mendonte të qëndronte atje për vetëm një vit. Ajo kishte shkuar atje me burrin e saj Rory, i cili kishte një ofertë pune në Phnom Penh, Kamboxhia, dhe prisnin që të ktheheshin në Nju Jork pas 12 muajve.
Por, tashmë janë bërë dhjetë vite dhe çifti ende është në Kamboxhia, duke jetuar në ishullin e tyre luksoz, transmeton Lajmi.net.
Melita e bleu këtë ishull në Song Saa, Kamboxhia për vetëm $15,000 në vitin 2006, pasi që burri i saj u shpërngul në kryeqytetin Phnom Penh për punë.
Ishulli, i rrethuar nga ujëra shumë të pastër, është 18 milje larg bregut Sihianoukville. Ajo dhe ekipi i saj i projektit, morën një çmim për ‘Resortin Song Saa’ – i cili tani ka rreth 27 vila luksoze, transmeton Lajmi.net.
Historiku i blerjes
Një vit pasi u shpërngulën aty, çifti, të cilët kanë një djalë të quajtur Naryth, shkuan në pushime në këtë bregdet dhe vizituan Song Saa-në, që është 18 milje larg bregut të Sihanoukville.
Vendorët e ishullit donin një ndryshim dhe panë çiftin, të cilët ishin të huajt e parë që vizituan plazhet e tyre, që për vendorët ishte një vend i largët i izoluar.
Zonja Hunter pagoi $15,000 për të drejtat e tokës, duke siguruar kështu një qira 99-vjeçare me qeverinë dhe planifikoi një ndërtim të veçantë aty, transmeton Lajmi.net.
Projekti i saj ishte shumë i suksesshëm, ku u ndërtuan 27 vila dhe ishulli lulëzoi në një parajsë. Tani, çmimet për të qëndruar në këtë ishull janë $870 për një natë.