Blerta Deliu thotë se ka acarim raportesh mes Presidencës dhe Qeverisë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se mbajtja e Konferencës së Ambasadorëve pa pjesëmarrjen e Presidentes tregon për përçarjen institucionale. Ajo thotë se kjo vjen në një kohë kur janë avancuar raportet në mes të Presidencës dhe Qeverisë. Sipas saj kjo po reflekton edhe krizë të brendshme në udhëheqjen e…

Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se mbajtja e Konferencës së Ambasadorëve pa pjesëmarrjen e Presidentes tregon për përçarjen institucionale.
Ajo thotë se kjo vjen në një kohë kur janë avancuar raportet në mes të Presidencës dhe Qeverisë.
Sipas saj kjo po reflekton edhe krizë të brendshme në udhëheqjen e diplomacisë.
“Në kulmin e sfidave diplomatike, sanksione nga BE-ja, mungesë njohjesh të reja dhe ngecje në anëtarësime ndërkombëtare, Kosova mban Konferencën e Ambasadorëve pa pjesëmarrjen e Presidentes, e cila, sipas Kushtetutës, udhëheq politikën e jashtme dhe emëron ambasadorët. Mungesa e saj nuk është thjesht çështje protokolli, por mesazh i qartë për përçarjen institucionale. Ajo vjen në një kohë kur raportet mes Presidentes dhe Qeverisë janë të acaruara, duke reflektuar krizë të brendshme në udhëheqjen e diplomacisë”.