Blero tregon kush do donte të hynte në Big Brother dhe tregon arsyen

Blero, në një lidhje direkte për emisionin “Kosova Today” ka folur për edicionin aktual të Big Brother VIP Kosova dhe personazhet që do të dëshironte të shihte brenda shtëpisë. Ai përmendi këngëtarin Ermal Fejzullahu, duke e cilësuar atë si një figurë me karakter të fortë dhe energji të madhe, që sipas tij, do të sillte…

ShowBiz

30/09/2025 20:18

Blero, në një lidhje direkte për emisionin “Kosova Today” ka folur për edicionin aktual të Big Brother VIP Kosova dhe personazhet që do të dëshironte të shihte brenda shtëpisë.

Ai përmendi këngëtarin Ermal Fejzullahu, duke e cilësuar atë si një figurë me karakter të fortë dhe energji të madhe, që sipas tij, do të sillte shumë shou dhe dinamizëm.

“E di që ai ndoshta nuk do të futej, por po të hynte do të bënte një super shou. Unë i kisha dërguar selam prej këtu Ermal Fejzullahut, kish me qenë një tip interesant me hy brenda”, u shpreh ai.