Blero jep një datë të re për projektin “Merri sytë e mi”

Blero ka njoftuar se është zhvendosur për një datë tjetër publikimi i këngës së re.

ShowBiz

18/09/2020 19:01

Blero Muharremi së fundi ka punuar me shumë përkushtim për projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

“Merri sytë e mi”, titullohet kënga e re e këtij artisti, e cila do të shoqërohet edhe me videoklip, ku pritet që Blero të vije më ndryshe prej herave tjera.

Fillimisht, këngëtari kishte njoftuar se kënga e re do të publikohet më 18 shtator, por tashmë njofton se është shtyrë.

https://www.instagram.com/p/CFNhbMrH0TR/

Përmes një postimi, këngëtari bëri të ditur se projekti i tij më i ri do të publikohet më 24 shtator, teksa nuk tregoi se përse është shtyrë kënga.

Kujtojmë se Blero bashkë me gruan e tij, Afronën, së fundi kanë udhëtuar për pushime në Turqi. /Lajmi.net/