Blerim Sallahu shpërndahet vërtet si “vaji n’tepsi”, mbetet kah fundi i listës me vota nga zgjedhjet nacionale

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon puna për numërimin e votave për kandidatët e partive politike për deputetë. Derisa puna po vazhdon, në ueb-faqen e KQZ-së po shfaqen edhe votat që po marrin. Në kuadër të Vetëvendosjes tanimë po dihet se kush po prin dukshëm e kush janë pesë më të votuarit, por…

Lajme

30/12/2025 13:47

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon puna për numërimin e votave për kandidatët e partive politike për deputetë.

Derisa puna po vazhdon, në ueb-faqen e KQZ-së po shfaqen edhe votat që po marrin.

Në kuadër të Vetëvendosjes tanimë po dihet se kush po prin dukshëm e kush janë pesë më të votuarit, por larg me vota duket se ka mbetur edhe një nga më të zëshmit e VV-së e që është ish zv-ministri i Drejtësisë, më pas ushtrues detyrë i Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Sallahu është gati në fund të listës, me 4 mijë e 331 vota.

Ndryshe Sallahu mbahet mend për deklarata tejet çesharake nëpër media.

E para dhe më e famshmja ishte ajo për shpërndarjen e vajit në tepsi. Teksa tentonte ta paraqiste qeverinë Kurti si tejet efikase, ai tha se punët po kryhen me shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi.

“Po ju them këtu me përgjegjësi që niveli i shpejtësisë së punës së Ministrisë së Drejtësisë dhe cilësisë, gjithashtu, mund të krahasohet me nivelin e shpejtësisë të shpërndarjes së vajit në tepsi”, thoshte ai në emisionin “Context” të ATV-së./Lajmi.net/