Bleona: Nëse burri pret që gruaja të jetë engjëll, ai duhet të krijojë qiellin për të

Bleona Qereti është emër shumë i lakuar në shtypin rozë.

ShowBiz

26/11/2018 11:28

Bleona Qereti është shumë aktive me publikimin e imazheve të reja në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një fotografi, të cilën e ka shkëputur nga klipi “Monster”.

“Nëse një burrë pret që një grua të jetë një engjëll në jetën e tij, ai duhet së pari të krijojë qiellin për të. Engjëjt nuk jetojnë në ferr”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Bleona Qereti projektit të fundit “Monster” ia shoqëroi edhe videoklipin, të cilin e solli në formë të filmit të metrazhit të shkurtër. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bqn86kvFEtF/