Blend Krasniqi, ylli i ri i Gjilanit me synime të mëdha në karrierë

Blend Krasniqi, talenti gjilanas i futbollit është në hapat e parë të karrierës së tij si futbollist. SC Gjilani ishte klubi që e “nuhati” talentin e tij. 18-vjeçari iu bashkua “kuqebardhëve” në grupmoshat e reja teksa falë paraqitjeve të mira bindi stafin teknik ta përfshijnë edhe në ekipin e parë. Se kush e zbuloi talentin…

Sport

02/03/2023 16:28

Blend Krasniqi, talenti gjilanas i futbollit është në hapat e parë të karrierës së tij si futbollist. SC Gjilani ishte klubi që e “nuhati” talentin e tij. 18-vjeçari iu bashkua “kuqebardhëve” në grupmoshat e reja teksa falë paraqitjeve të mira bindi stafin teknik ta përfshijnë edhe në ekipin e parë.

Se kush e zbuloi talentin e tij, ku i mori hapat e parë, si po e përjeton fillimin e karrierës, të ardhmen dhe ëndrrat që ai ka, Krasniqi i tregon në një intervistë për lajmi.net.

Hapat e parë i kam marrë në shkollën e futbollit “Shkendija”. Aty kam punuar me dy trajnerë, Veton Xhemajlin, Selim Mujën si dhe Premton Mujën. Talentin tim e kanë parë ata dy. Kam punuar shumë edhe në moshë më të hershme“, tha për fillim Krasniqi për lajmi.net.

Krasniqi thotë se me paraqitje të mira do ta shpërblejë besimin e dhënë nga klubi gjilanas.

Gjilani më vlerësoi shumë. Për atë jam falenderues. Tani detyra ime është që t’i shpërblejë me paraqitje të mira për sa herë të më jepet rasti“, vazhdon ai.

E objektivat që ka para vetes Krasniqi nuk heziton të përgjigjet. Ai synon të stoliset me trofe me Gjilanin dhe jo vetëm.

Fillimisht objektiv për mua fillimisht është të kam hapësirë me shumë në mënyrë që t’i tregoj aftësitë e mija. E dyta, me organizimin që ka klubi, normalisht se dua të fitojë trofe me Gjilanin dhe të arrijmë sa më larg në garat evropiane“, theksoi Krasniqi.

Por, synimi i Blend Krasniqit nuk është vetëm karriera në Kosovë. Ai thotë se do të punojë shumë në mënyrë që të ardhmen të transferohet te ndonjë prej skuadrave evropiane.

Edhe unë si shumë futbollist kam ëndrra në futboll. Unë fillimisht dua të bëjë një karrierë në Kosovë, pastaj të transferohem në ndonjë skuadër të madhe evropiane. Do të punojë shumë që ta arrijë atë“, shtoi ai.

Krasniqi pret edhe ftesën nga Kosova. Me “Dardanët” të ardhmen shpreson të përfaqësojë shtetin e Kosovës në kompeticione madhore si Kampionati Evropian dhe ai Botëror.

Ftesa dhe përfaqesimi i Kosovës mendoj së është ëndërr dhe synim i secilit të ri futbollist në Kosovë. Të ardhmën e shoh duke e përfaqësu Kosovën, jo vetem në kualifikime, por edhe në Kampionat Evropian apo edhe Botëror“, nënvizoi ai në intervistën për lajmi.net.

Fanellën e Kombëtares së Kosovës Krasniqi e ka shijuar, veçse në futsall kur u ftua për ndeshjet e janarit e në të cilën shkëlqeu me disa gola.

Golave të Krasniqit ia pa hajrin edhe Kombëtarja e futsallit e cila pas fitores kundër Maqedonisë së Veriut u kualifikua në “Main Round” për kualifikime në Kampionatin Evropian./Lajmi.net/