Blatter kundër ‘Januzajt’

Sepp Blatter ka kërkuar që gjyqtarët t’i ndëshkojnë futbollistët që simulojnë. Në komentin e tij për revistën Fifa Weekly të titulluar “Ndalni amatorët dramatik’, presidenti i Federatës botërore të futbollit ka thënë se është “thellë i irrituar” kur “një futbollist gjysmë i vdekur rikthehet në lojë menjëherë pasi është trajtuar jashtë fushës”. Blatter u bëri…

Sport

02/01/2014 21:43

Sepp Blatter ka kërkuar që gjyqtarët t’i ndëshkojnë futbollistët që simulojnë.

Në komentin e tij për revistën Fifa Weekly të titulluar “Ndalni amatorët dramatik’, presidenti i Federatës botërore të futbollit ka thënë se është “thellë i irrituar” kur “një futbollist gjysmë i vdekur rikthehet në lojë menjëherë pasi është trajtuar jashtë fushës”.

Blatter u bëri thirrje gjyqtarëve t’i detyrojnë futbollistët të presin jashtë terrenit në mënyrë që mungesa e tyre të ndikojë në ekip.

“Do të ishte një arsye që simuluesit të mendojnë mirë”. Blatter nuk e sqaroi kohën se sa mendon se simuluesit duhet të mbahen jashtë fushës.

Ai tha se simulimet dhe shtirjet e një lëndimi “janë bërë pjesë normale dhe e pranueshme e futbollit të sotëm. Duke kufizuar këtë formë të mashtrimit është formë e respektit ndaj kundërshtarit dhe tifozëve si dhe respekt për vetveten e qdo profesionisti dhe shembulli”.

Januzaj u ndëshkua prapë për simulim

Ylli kosovar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj është bërë një prej futbollistëve më të përfolur në Premierligë së fundmi pasi u ndëshkua për herë të tretë këtë edicion me karton të verdhë, për shkak të një simulimi në takimin kundër Tottenhamit të mërkurën.