Blackburn Rovers pas Arijanet Muric

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, afër të bëhet me skuadër të re.

Sport

09/08/2020 11:07

Arijanet Muric mund t’i jap fund vuajtjeve të tij pa minuta loje, pasi së fundmi ka ardhur interesim për të.

Skuadra e njohur angleze, Blackburn Rovers kanë shprehur interesim për portierin kosovar, transmeton lajmi.net.

Blackburn janë të interesuar që ta transferojnë gjigantin e portës së Kosovës në formë huazimi.

Nuk dihet akoma se cili është qëndrimi i Manchester City në raport me këtë interesim.

Muric pati një aventurë të dështuar me Nottingham Forrest kurse te Man City hapësirat për të janë gati të pamundura. /Lajmi.net/