Bislimi udhëton për në Poloni, do të marrë pjesë në një konferencë e do të takoj zyrtarë qeveritarë e parlamentarë atje

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar për në Poloni. Siç ka njoftuar ZKM, ai do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga “Trans European Policy Studies Association” (TEPSA) ku do të jetë folës në panelin me titull “Who Should be the Real Time-Keeper in EU Enlargement?”, si dhe do të ketë takime bilaterale me zyrtarë…

Lajme

21/11/2024 12:24

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar për në Poloni.

Siç ka njoftuar ZKM, ai do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga “Trans European Policy Studies Association” (TEPSA) ku do të jetë folës në panelin me titull “Who Should be the Real Time-Keeper in EU Enlargement?”, si dhe do të ketë takime bilaterale me zyrtarë qeveritarë dhe parlamentarë të Polonisë, ndër të tjerë edhe me ministrin për Bashkim Evropian të Polonisë, Adam Szłapka.