Bislimi pret në takim ambasadorin e Finlandës, flasin reth procesit të integrimit evropian të Kosovës

Gjatë ditës së sotme, Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka mirëpritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen. Palët biseduan rreth procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe synimet e objektivat e vendit tonë në rrugën përpara. Zëvendëskryeministri theksoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian mbetet prioritet dhe se nevojiten hapa konkretë…

Lajme

02/10/2024 16:01

Gjatë ditës së sotme, Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka mirëpritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Palët biseduan rreth procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe synimet e objektivat e vendit tonë në rrugën përpara. Zëvendëskryeministri theksoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian mbetet prioritet dhe se nevojiten hapa konkretë tutje në trajtimin e aplikimit dhe marrjen e pyetësorit.

Ndërkaq gjatë takimit u bisedua edhe mbi momentumin rreth procesit të zgjerimit si dhe Planin e Rritjes, në të cilin Kosova ka qenë vendi i parë që ka përmbushur hapat e kërkuar e të nevojshëm si dorëzimi i agjendës së reformave.

Bislimi mes tjerash trajtoi dhe nevojën e heqjes sa më parë të masave ndëshkuese nga ana e Bashkimit Evropian, të cilat mbeten të padrejta. Ai e informoi ambasadorin edhe mbi zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut.

“Nga ana e tij, ambasadori Nissinen rikonfirmoi marrëdhëniet e fuqishme mes dy vendeve tona dhe mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës. Zëvendëskryeministri e falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm e të thellë dhe takimin e sotëm”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/