Bislimi me terma sportiv: Kosova e ka garën “600 metra me pengesa” për integrime, vendet tjera “400 metra sprint”
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se pesë shtetet mosnjohëse janë pengesë për Kosovën që të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Sipas tij, ka frustrim brenda Komisionit Evropian që nuk po arrihet konsensusi, për çka shtoi se janë këto vende të cilat nuk po arrijnë një gjë të tillë. Pas mbledhjes së Komisionit për…
Lajme
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se pesë shtetet mosnjohëse janë pengesë për Kosovën që të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
Sipas tij, ka frustrim brenda Komisionit Evropian që nuk po arrihet konsensusi, për çka shtoi se janë këto vende të cilat nuk po arrijnë një gjë të tillë. Pas mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane, ai theksoi se gara për Kosovën për anëtarësim në BE nuk është e njëjtë në krahasim me vendet e tjera të rajonit.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se pesë shtetet mosnjohëse janë pengesë për Kosovën që të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Sipas tij, ka frustrim brenda Komisionit Evropian që nuk po arrihet konsensusi, për çka shtoi se janë këto vende të cilat nuk po arrijnë një gjë të tillë. Pas mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane, ai theksoi se gara për Kosovën për anëtarësim në BE nuk është e njëjtë në krahasim me vendet e tjera të rajonit.
Para mediave, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u shpreh se Kosova është më e përgatitur se secili vend i Ballkanit Perëndimor për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
“Mosnjohësit nuk po lejojnë ende që të ndërtohet konsensusi brenda këshillit, i cili kërkon dërgimin e pyetësorit tek Komisioni Evropian, në mënyrë që të vlerësohen kapacitetet e Kosovës për të filluar procesin e integrimit, apo për të marrin statusin e kandidatit. Ka frustrim edhe brenda komisionit që ky konsensus nuk po arrihet edhe më tej, ne kemi insistuar shumë herë që konsensusi të gjendet në formën e njëjtë siç është arritur në vitin 2016 kur vendet anëtare janë pajtuar që të kenë divergjenca rreth njohjes së Kosovës, por jo të kenë unitet në mundësimin e ecjes së Kosovës rreth integrimit evropian. Procesi i integrimit liron më shumë fonde të Bashkimit Evropian, por kjo nuk do të thotë që shtyhet për shkak se ne veç jemi duke punuar në zbatimin e agjendës dhe rrjedhimisht jemi shumë më të përgatitur se sa secili vend i Ballkanit Perëndimor në momentin kur e ka marrë statusin e kandidatit”, deklaroi Bislimi.
Megjithatë, Bislimi theksoi se ka zëra brenda Komisionit Evropian që nëse Kosova do të garonte në kushte të njëjta me vendet e tjera të rajonit, do të ishte vendi i parë që do të marrë statusin e anëtarit të plotë të BE-së.
“Ka zëra brenda Komisionit Evropian të cilët besojnë që në rast se Kosova do të garonte në kushte të njëjta me vendet e tjera të rajonit, do të ishte mbase vendi i parë ose i dytë nga i gjithë Ballkani që mund të marrë statusin e anëtarit të plot të Bashkimit Evropian, por fatkeqësisht gara për Kosovën nuk është e njëjtë. Në qoftë se e shihni se gara e vendeve të tjera është një garë 400 metra me sprint, Kosova e ka 600 metra edhe me pengesa. Edhe ka njerëz edhe brenda komisionit të cilët na vendosin pengesa të vazhdueshme në këtë rrugëtim”, u shpreh ai.
Tutje, Bislimi shtoi se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por më pas ka pasur kërkesa të devijuara.
“Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret që Këshilli i Evropës i ka kërkuar nga Kosova dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka thënë që Kosova e meriton të jetë anëtare e plot sepse i plotëson të gjitha kriteret. Pastaj ka pasur kërkesa që kanë devijuar nga kërkesat e Komisionit Evropian dhe të cilat janë refuzuar nga vet Asambleja Parlamentare e Komisionit Evropian, siç është kërkesa për dërgimin e draftit, i cili nuk përbën faktikisht as draft as dokument sepse nuk ka as nënshkrim e as nuk ka pronësi. Deri në momentin e tanishëm ka disa adresa që kanë thënë që ky është draft i joni. Ne nuk dërgojmë artikuj gazetash as opinione, as drafte të cilat nuk kanë autorësi e as pronësi në Gjykatën Kushtetuese por dialogu është pjesë e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, i cili është dërguar nga qeveritë paraprake në momentin kur është dakorduar marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Rrjedhimisht do të jetë pjesë e vlerësimit tonë, por nuk është diçka që e bllokon integrimin”.