Bislimi: Lista Serbe, me një komunikatë të gjatë nxitoi të distancohej nga sulmi në Ibër Lepenc njëjtë sic vepruan edhe për sulmin në Banjskë
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tha se Lista Serbe është munduar të distancohet nga sulmi terrorist i eksplodimit në kanalin Ibër-Lepenc në Varagë të Zubin Potokut. Bislimi shtoi se në këtë distancim i përmend edhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriqin dhe presidentin Aleksandar Vuçiq Tutje ai shton se kështu vepruan edhe për sulmin terrorist në…
Lajme
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tha se Lista Serbe është munduar të distancohet nga sulmi terrorist i eksplodimit në kanalin Ibër-Lepenc në Varagë të Zubin Potokut.
Bislimi shtoi se në këtë distancim i përmend edhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriqin dhe presidentin Aleksandar Vuçiq
Tutje ai shton se kështu vepruan edhe për sulmin terrorist në Banjskë.
“Me një komunikatë të gjatë Lista Serbe u nxitua mbrëmë që të distancohet nga sulmi terrorist i eksplodimit në kanalin Ibër-Lepenc në Varagë të Zubin Potokut, kur pak çka dihej. Ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriq, u distancua vetëm që të mund ta sulmojë Kryeministrin Albin Kurti. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot tha që nuk deshi të nxitohej në distancim të hershëm. Ndërkohë, kështu kanë thënë edhe për sulmin në Banjskë të Zveçanit kur e vranë rreshterin e policisë sonë, Afrim Bunjakun.
Bislimi tutje tha edhe pse janë distancuar ende i mbështesin dhe i financojnë këto sulme.
Janë distancuar por ende e mbështesin dhe financojnë Millan Radoiçiqin i cili qarkullon nëpër Serbi dhe planifikon e organizon sulme mbi Kosovën nga ana tjetër e kufirit. Dora e djathtë e tij, Nemanja Radivojeviq – Gandi, është i dyshuari për sulmin me granatë dore në stacionin e policisë në Zveçan më 26 nëntor 2024, e që bashkë me sulmin në ndërtesën e komunës atje më 28 nëntor 2024, i paraprinë sulmit terrorist e kriminal ndaj infrastrukturës kritike që na mundëson ftohjen e termoelektranave që prodhojnë energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë të disa komunave të Kosovës përfshirë një pjesë të kryeqytetit, Prishtinës”, ka shkruar Bislimi./Lajmi.net/