Bislimi e Zhivkoviçi flasin për procesin e integrimit evropian të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim Ndihmës-Sekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njëkohësisht Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën, Ivana Živković. Dy palët diskutuan rreth bashkëpunimit të qeverisë me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ku u përmendën iniciativa konkrete për të përmirësuar sektorë kyç dhe për të…

Lajme

14/10/2024 20:24

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim Ndihmës-Sekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njëkohësisht Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën, Ivana Živković.

Dy palët diskutuan rreth bashkëpunimit të qeverisë me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ku u përmendën iniciativa konkrete për të përmirësuar sektorë kyç dhe për të forcuar kapacitetet institucionale.

 

Tutje në njoftim thuhet se Procesi i integrimit evropian të Kosovës ishte poashtu temë fokus e takimit, ku zëvendëskryeministri theksoi punën e qeverisë rreth Planit të Rritjes i cili edhe u miratua në mbledhjen e 223-të të qeverisë të javës së kaluar, dhe avancimi e zhvillimi ekonomik që ka njohur vendi në tri vite e gjysëm të mandatit tonë qeveritar.

Ndërkaq zëvendëskryeministri vuri në pah edhe rëndësinë e reformave kyçe për përparimin e mëtejshëm drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.
“Në këtë takim, znj. Živković shoqërohej dhe nga shefi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros dhe zëvendësi i tij, Dudley Tarlton”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/