Biskota të mbushura

Një recetë e lehtë dhe e shpejtë e biskotave të mbushura. 

Lifestyle

18/11/2014 17:42

Përbërësit për brumin e biskotave:

  • 300 g miell,
  • 150 g sheqer,
  • 150 g gjalpë ose margarinë,
  • 2 vezë,
  • esence vaniljeje
  • lëkura e një limoni të grirë.

Përgatitja:

Zëmë brumin dhe e punojmë sa të jetë homogjen. E mbështjellim me plastikë dhe e lëmë në frigorifer për rreth 40 minuta. Pastaj e hapim si petë pice dhe e presim me ndihmën e një gotë. Mbushjen mund ta bëjmë sipas dëshirës. I pjekim në furrë me  180°.