“Bisha” e re kineze, do të arrijë të prodhojë 800 kuajfuqi

'Motor Show'-i i Gjenevës është ekspozitë e automobilave në Evropë.

Auto & Tek

29/01/2019 16:28

Në të nuk janë vetëm kompanitë prodhuese të makinave nga Evropa, por se marrin pjesë edhe ato nga Azia, transmeton lajmi.net.

AIWAYS është njëra ndër kompanitë që po synon tregjet evropiane, e cila pretendon ta arrijë këtë përmes lansimit të dy makinave elektrike në Gjenevë.

Fuqia e avancuar e motorit të makinës RG Nathalie thuhet të prodhojë 793 kuaj fuqi, – pak më shumë se Ferrari 812 – i cili arrin shpejtësinë në më shumë se 300 km/h.

Pesëqind modele është thënë të jenë të destinuara për prodhim.

Çmimi i makinave ende nuk është bërë i ditur, megjithatë CarBuzz supozon se automjeti do të jetë i shtrenjtë. /Lajmi.net/