‘Bisha amerikane’, po konsiderohet SUV-i më i fuqishëm në botë

Dodge Viper ka mbetur paksa në harresë nga adhuruesit me makinave, sidomos atyre sportive.

Auto & Tek

09/07/2020 10:46

Nëse mendonit se BMW X5M ose Porsche Cayenne janë disa nga makinat më të fuqishme, keni gabuar. Pasi SUV-i Dodge Durango SRT Hellcat mahniti me një performancë super të fuqishme, transmeton Telegrafi.

Ky SUV ka një motor 6.2, V8 dhe ka 710 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin në vetëm 3.5 sekonda dhe shpejtësinë maksimale e ka 290 km / orë.

Modele të tilla janë jashtëzakonisht të kërkuar në SHBA dhe pritet të mbulojë tregun amerikan shumë shpejt.

Dodge Durango pritet të ketë një çmim prej rreth 80 mijë euro.

YouTube player