Bisedonim me telefona satelitor me Thaçin: Ishte shpesh në Kosovë, i fshehur duke u ruajtur të mos vritej

Ish zv/sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin po vazhdon edhe sot deklarimin e tij në Hagë. Rubin po vazhdon dëshminë e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve të trupit gjykues. Njëri nga gjykatësit e pyeti atë se nga e dinte që ishte krahu ushtarak i UÇK-së që merrte vendime – pasi Rubin, në ditën e parë…

Lajme

16/09/2025 13:38

Ish zv/sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin po vazhdon edhe sot deklarimin e tij në Hagë.

Rubin po vazhdon dëshminë e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve të trupit gjykues.

Njëri nga gjykatësit e pyeti atë se nga e dinte që ishte krahu ushtarak i UÇK-së që merrte vendime – pasi Rubin, në ditën e parë të dëshmisë, kishte thënë, duke iu referuar Hashim Thaçit, se “unë kuptova se ai ishte më tepër figura publike e UÇK-së dhe nuk ishte ai në komandë të saj”.

Rubin tha se ky ishte perceptim i tij, këtë e kishte kuptuar vetë, jo se ia kishte thënë Thaçi se të tjerët në UÇK marrin vendime.

Me këtë rast, Rubin është pyetur edhe në lidhje me bisedat që kishte gjatë kohës së luftës me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai u pyet se a është e vërtetë se me Thaçin kishte biseduar rreth 40 herë  me Thaçin.

“Dhe po diskutohej për zhvillimet që po ndodhnin në teren…nuk kishit tjetër burim për informacionet në kohë reale. Po”,tha ai.

Rubin është pyetur nëse e dinte Rubin se ku ishte “Thaçi gjatë këtyre bisedave telefonike, ishte brenda apo jashtë Kosovës?”.

“Besoj se jo çdoherë, por ishte shpesh në Kosovë. I fshehur duke u ruajtur që të mos vritet e duke ndihmuar në organizatën e tij popullin e Kosovës. Mendoj se më ka thënë se nuk ka qenë gjithmonë aty, por shumicën e kohës ka qenë aty brenda Kosovës”,deklaroi Rubin, transmeton lajmi.net.

Ai u pyet nëse bisedat realizoheshin me “telefona satelitor”.

“Po me telefon satelitorë thërriste qendrën operative në mëngjes kryesisht dhe ma kalonin mua. Jo s’kisha numër të tij. Unë e merrja informacionin, nuk kërkoja informacionin. Pra bisedat telefonike fillonin nëse ishte mirë me shëndet, familja e tij e pastaj përpiqesha të merrja nga ai informacione në lidhje me atë që po ndodhte në teren. Në atë kohë e dija se kishte persona të tjerë që komunikonin me UÇK-në por s’kisha dijeni për hollësitë e saj. Duhet të shtoj që të jem sa më i saktë, se ndonjëherë edhe gabohej. Ai mund të merrte një raport, i thuhej diçka nga dikush kontrollohej dhe dilte që s’ishte e vërtetë. Por ne donim të merrnim informacionin në mënyrë që të komunikohej. Pra jam përpjekur që t’i kontrolloj informacionet përpara se ti jepja te mediat”, deklarohet Rubin.

“A përmendi diçka si ZKZ apo diçka nga i merrte informatat?”.

“Jo. Mund të ketë përmendur si referencë të organizatës së tyre, ku të gjithë përpiqeshin të na impresionin neve me organizatën e tyre, por ne s’ishim të impresionuar. Pra përpiqeshin të gjithë udhëheqësit e UÇK-së, por ne nuk impresionoheshim lehtë, sepse senatori Biden ishin , Unë isha më i impresionuar, por s’isha i impresionueshëm”./Lajmi.net/