“Birra Peja” ia bën një befasi të jashtëzakonshme Mërgim Mavrajt
"Birra Peja" i përgjigjet në një mënyrë shumë interesante Mërgim Mavrajt.

Sport
Pasi që mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë refuzoi fanellën kuqezi me sponsorin e kësaj kompanie, për shkak se është fetar dhe i thotë “jo” alkoolit, “Birra Peja” ka bërë diçka interesante për të.
“Enkas për ty, Mërgim”, shkruhet në billbordin që e reklamon birrën pa alkool, përcjellë “Lajmi.net”.
Në fakt, kjo foto po qarkullon shumë nëpër faqe të ndryshme në rrjetet sociale, por nuk dihet ende nëse është e montazhuar.