Binance prezanton versionin e ri të Launchpool dhe faqes BNB me rezultate rekord në shpërndarjen e tokenëve
Binance, ekosistemi lider global i teknologjisë blockchain dhe platforma më e madhe e këmbimit të kriptovalutave në botë sipas volumit të tregtimit dhe numrit të përdoruesve, ka prezantuar një version të përmirësuar të përvojës së përdoruesit për Binance Launchpool (aktualisht i disponueshëm vetëm në aplikacionin Binance) dhe një faqe të re për BNB-në. Ky përditësim lehtëson procesin…

Auto & Tek
Binance, ekosistemi lider global i teknologjisë blockchain dhe platforma më e madhe e këmbimit të kriptovalutave në botë sipas volumit të tregtimit dhe numrit të përdoruesve, ka prezantuar një version të përmirësuar të përvojës së përdoruesit për Binance Launchpool (aktualisht i disponueshëm vetëm në aplikacionin Binance) dhe një faqe të re për BNB-në. Ky përditësim lehtëson procesin e pjesëmarrjes në airdrop-e përmes BNB-së dhe e bën më të lehtë për përdoruesit të ndjekin shpërblimet dhe pozicionet e tyre aktive.
Ndër risitë e këtij përditësimi janë: navigim më i thjeshtë, përmirësim i paraqitjes vizuale, njoftime push për airdrop-et e reja, dhe një seksion FAQ për përdoruesit e rinj. Përmes faqes së re, përdoruesit kanë akses të drejtpërdrejtë në BNB Simple Earn, si dhe mund të monitorojnë lehtësisht airdrop-et aktive dhe ato që priten, përfshirë Launchpool, Megadropdhe HODLer Airdrop.
Faqja e re BNB thekson gjithashtu përfitimet kyçe si uljet në tarifat e tregtimit dhe privilegjet VIP, duke ndihmuar përdoruesit të kuptojnë vlerën afatgjatë të mbajtjes së BNB-së.
Sipas Jeff Li, Zëvendëspresident i Produktit në Binance: “Përmirësimet e reja u japin përdoruesve mundësinë të shfrytëzojnë më lehtë potencialin e plotë të BNB-së dhe të marrin pjesë në lançimet më cilësore të tokenëve. Ky është një hap i rëndësishëm drejt edukimit të komunitetit dhe përmirësimit të përvojës në platformë.”
Sipas një raporti të fundit të CoinMarketCap mbi listimin e tokenëve në bursat qendrore (CEX), Binance ka shpërndarë rreth 2.6 miliardë dollarë në formë staking dhe airdrop në vitin 2024 – që përbën 94% të totalit të shpërndarë nga të gjitha bursat qendrore. Po ashtu, Binance renditet e para për ROI (kthimin mesatar nga investimi) dhe nuk ka hequr asnjë nga 77 tokenët e listuar në periudhën 2023–2024.
Që nga tetori i vitit 2020, përmes Launchpool, Megadrop dhe HODLer Airdrop, janë mbështetur 83 projekte dhe janë angazhuar mbi 5.4 milionë pjesëmarrës unikë. Për vitin 2024, pjesëmarrësit në këto programe kanë përfituar kthime që variojnë nga 53% deri në 78%, duke konfirmuar rëndësinë e BNB-së për shpërblimet ekskluzive brenda ekosistemit të Binance.