Binak Podrimqaku ushtari më i mirë i FSK-së
Binak Podrimqaku është shpallur ushtari me i mirë i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Vendi i dytë i takoi ushtarit Kushtrim Abazi, ndërsa i treti Mixhen Shalës.

Lajme
Binak Podrimqaku është shpallur ushtari me i mirë i Forcave të Sigurisë së Kosovës, me gradën tetar i cili shërben në Brigadën e reagimit të shpejtë në Istog.
Ceremonia e shpalljes së ushtarit më të mirë është mbajtur sot në Amfiteatrin e Brigadës për Mbështetje Operacionale (BMO), në Kazermën “Adem Jashari” të FSK-së.
Ndërsa, vendi i dytë i takoi ushtarit Kushtrim Abazi dhe vendi i tretë tetar për Mixhen Shala.
E për tu zgjedhur si ushtari më i mirë, kandidatët kanë kaluar një garë për tre ditë rresht në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), në Ferizaj, në të cilën garë kanë hyrë 22 pjesëtarë të të gjitha njësive të FSK-së.
Këto gara u mbajtën në këto diciplina: Testim fizik, navigim tokësor ditën-natën, pastaj, testimin e njohurive të përgjithshme. Ditën e dytë ka vazhduar garimi në gjuajtje me armë të gjata, dhe të tretën garimi ka vazhduar në poligonin me pengesa dhe marshimin me ngarkesa .