Bimë narkotike në bahçe

Policia e Suharekës ka kryer sot në mëngjes një bastisje në kopshtin e një qytetari në rrugën “Nëna Terezë”.

Lajme

24/06/2015 19:06

Ky aksion ka ardhur si rezultat i disa informacioneve inteligjente që posedonte policia, informacione të cilët bënin me dije se i dyshuari kishte mbjellë bimë narkotike në pronën e tij.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale shtatë bimë të mbjella në enë plastike.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të iniciohet sipas procedurës së rregullt.