Bild: Sule nuk rinovon me Bayernin, kalon te Newcastle United

Newastle United pas bisedimeve që disa javë me mbrojtësin e Bayern Munichut, Niklas Sule, kanë arritur ta bindin.

Sport

04/11/2021 13:21

Gjermani mesa duket nuk do vazhdojë aventurën me Bayern Munichun, shkruan lajmi.net.

Gazetari i Bild, Christian Falk, zbulon se Sule është i interesuar për projektin e klubit anglez, andaj nuk do vazhdojë bashkëpunimin me gjigantin gjerman.

Sules i skadon kontrata në verë, ndërsa Bayern që disa muaj ka bërë përpjekje për ta bindur të rinovojë, mirëpo nuk ia ka dal.

Falk konfirmon që Sule është i interesuar për projektin e Newcastle, pas tre javëve negociata.

Ndërkohë, transferimi do realizohet në verë kur të jetë agjent i lirë dhe jo këtë afat të janarit./Lajmi.net/